pjesë e këtij libri ka mundur të jetë si libër i veçantë, por meqenëse temat e
trajtuara në ..... Edhe më keq: projekti i Fjalorit shqip-suedisht, me të cilin po
punoj.
Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, mars, 2010
DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti IV , Nr. 3
FËMIJËT SHQIPTAR NGA BORÅS NË STUDIOT E SR “JEHONA”REDAKSIA NË SHQIP NË STOCKHOLM
Izet Abdyli
TRILOGJI PËR HUMANITETIN, SAKRIFICËN DHE MBIJETESËN ,,Buzëqeshje e vrarë” nga Xhemajl Bajrami, botoi KOHA ,Prishtinë 2010
Autori i librave monografik ,,Xhemajl Abria” dhe ,,Adem Mula” kësaj radhe na vjen me një libër krejtësisht të veçantë ku shpërfaq dimensionin e luftës me terë përmasat e saj, duke qenë vetë dëshmitarë i kësaj katrahure njëherit edhe një nga protoganistet kryesor të aktiviteteve humanitare në këtë rajon. Libri në fakt është një trilogji që ka për emblemë humanitetin, sakrificën dhe mbijetesën. Dhe si i tillë ai është ndarë në tri pjesë si:Pjesa e parë ,,Nënë, dua bukë” ku përfshihet aktiviteti i Shoqatës humanitare bamirëse ,Nënë Tereza” dega në Gllogoc, Pjesa e Dytë ,,Buzëqeshje e vrarë-masakrimi i Deliajve” ku autori paraqet njërën prej tablove me rrëqethëse të luftës, ngjarje kjo që tronditi opinionin vendës dhe ndërkombëtar, ngjarje që lëvizi diplomacinë ndërkombëtare dhe intervenimin ushtarak për ndaljen e gjenocidit në Kosovë. Pjesa e tretë ,,Në frontet e humanitetit dhe luftës në Drenicë-ditar lufte” autori në cilësinë e kronistit të kohës rrëfen në përpikëri ngjarjet e përjetuara në ato kohë të rënda ku jeta dhe vdekja ishin fare pranë njëra tjetrës. Akëcila pjesë e këtij libri ka mundur të jetë si libër i veçantë, por meqenëse temat e trajtuara në libër ndërlidhen me njëra tjetrën plotësisht arsyetohet edhe botimi i saj si një trilogji. Vetë zbërthimi i lëndës së librit nga autori jep mundësi për përkufizime të ndryshme, varet vetëm nga qasja dhe këndvështrimi i lexuesit që mëton të analizojë këtë materie. Në sfond të kësaj materie sikundër e thamë më lart qëndrojnë tri virtyte, tri cilësi, tri ndjesi, tri vlera sublime që karakterizojnë popullin tonë si: humaniteti, sakrifica dhe mbijetesa..
Humaniteti Vitet nëntëdhjeta u karakterizuan me thyerje të mëdha të sistemeve totalitare, vlime këto që përshkuan edhe Kosovën, dhe realiteti ri qiti në sipërfaqe përveç anës politike, mosbindjen qytetare ndaj sistemit komunist jugosllavë dhe organizimin e rezistencës paqësore përmes Lidhjes Demokratike të Kosovës, edhe organizimin e solidaritetit me ata që u gjenden buzë ekzistencës, përmes Shoqatës Humanitare bamirëse ,,Nënë Tereza”. Autori i librit duke qenë një nga themeluesit e degës së kësaj shoqate në Gllogoc, me pedanteri ka ruajtur shënime qoftë të shkruara apo nga memoria e tij duke na dhënë dëshmi e fakte me të cilat brezat e ardhshëm do të kenë mundësi të shohin kalvarin e vuajtjeve të këtij populli përballë një pushtuesi që ishte në gjendje të ndali edhe bukën e gojës, ndërsa në anën tjetër të shoh solidaritetin dhe vendosmërinë e shqiptarëve duke u organizuar për të sfiduar skamjen dhe urinë. Rreziqet me të cilat u përballen veprimtarët e kësaj shoqate nuk kanë emër tjetër vetëm se heronjtë të humanitetit. I tillë ishte edhe Dr. Hafir Shala i cili i gjendur në ballë të përpjekjeve për sigurimin e shëndetit të kësaj popullate përmes shoqatës ,,Nënë Tereza” i cili u kidnapua nga forca serbe duke
2
humbur gjurmët e tij sot e kësaj dite. Përballja me këto rreziqe vetëm sa i sforcoi dhe i bëri më të vendosur veprimtarët e shoqatës në rrugëtimin e tyre drejt sfidave të reja. Shumë nga ta ranë në altarin e lirisë për tu bërë burim frymëzimi për kolegët e tyre që vazhduan rrugën e humanitetit duke u gjendur përherë pranë nevojtarëve, të strehuarve nëpër male etj. Sakrifica Pjesa e dytë e librit ku përshkruhet Masakra ndaj familjareve te familjes Deliu të Abrisë së Epërme, shënon një nga episodet me tronditëse të këtij libri duke e dëshmuar me fakte nga dëshmitarët e gjallë, si është rasti i rrëfimit autentik të kryefamiljarit Imer Deliu i cili kishte humbur 10 anëtar të familjes dhe njëherësh është dëshmitari i parë i cili pa me sytë e tij ato skena makabre të masakrimit të fëmijëve, grave e pleqve. Vështirë është të lexohet rrëfimi tij dhe të mos rrjedhin çurkat e lotëve. Ngjarje të tilla nuk mund të imagjinohen as në filma, skenar të tillë kishte mundur të bëj vetëm regjimi fashist i Millosheviqit. Këtë ngjarje me rrëfimet e veta e plotësojnë edhe dëshmitarë tjerë si: Rahime Hajdaraj,Afrim Hysenaj, Zojë dhe Florije Deliut etj. Për të plotësuar dëshmitë lidhur me këtë ngjarje autori shfrytëzon si burime edhe informacionet nga mediat e shkruara dhe elektronike të kohës si: New York Times, Guardian, Times, Koha Ditore, Televizionet si : CNN e BBC. Se kjo ngjarje lëvizi edhe diplomacinë ndërkombëtare, tregojnë edhe deklaratat e cituara në libër nga personalitete të rëndësishme si ai i diplomatit anglez Robert Cook, i cili shprehte se: ,,Jam i tmerruar nga raportet për masakrat e civilëve ku ka gra e fëmijë” Mbijetesa Ndërlidhja tematike e ngjarjeve përplotëson këtë trilogji me pjesën e tretë ku autori si protoganist i ngjarjeve ka mbajtur shënimet ditore nga 28 shkurti 1998 e deri më 29 maj 1999 të cilat i ka pagëzuar me emrin ,,Në frontet e humanitetit dhe luftës në Drenicë-ditar lufte”. Në këtë ditar përveç angazhimeve në aktivitetit humanitar të autorit që lidhen me ndihmat humanitare për popullsinë e zhvendosur, libri përmban mjaft fakte e dëshmi për ngjarje të rëndësishme të kësaj periudhe në lokalitetin e Drenicës. Në këtë libër shihet edhe ana organizative e shoqatës dhe bashkëpunimi i saj me organizata të rëndësishme humanitare ndërkombëtare, por edhe koordinimi me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës përkatësisht logjistikën e saj duke u dalë në ndihmë me furnizime të nevojshme. Nuk mungojnë në këtë libër edhe paraqitjet dhe reagimet e shqetësimeve të autorit lidhur me dukuri e fenomene të dëmshme me të cilat u ballafaqua në teren në kohën kur më shumë se çdo gjë ishte i rëndësishëm unitetit i të gjitha strukturave dhe faktorëve relevantë shqiptar. Herë me dozë nervoze e herë me një dozë maturie ai nuk ka mundur të anashkaloi këto ngjarje të dhimbshme për kohën. Po ashtu me shumë admirim ka dhënë takimet me personalitete të shquara të UÇK-së duke ruajtur edhe sot e kësaj dite miqësinë dhe respektin e ndërsjellë. Në përsiatjet e tij ai nuk ka harruar as faktorin ndërkombëtar si një forcë vendimtare që kontribuoi dhe ndihmoi lirinë e Kosovës. Ja si përshkruan natën e 24 marsit me rastin e bombardimeve të NATO-së ,, Gjatë natës qielli u skuq në shumë anë të Kosovës. Nuk kam dilemë, NATO-ja ka filluar sulmet kundër forcave policore dhe ushtarake të Serbisë. A është lindja, apo vdekja jonë” pyet autori, dhe vazhdon ,, Gjithsesi lindja jonë, sepse vdekja tanimë është bërë përditshmëri”. Përfundim Nga krejt kjo që u tha më lart, e që jam i bindur që kam thënë shumë pak, ngase brumi i këtij libri të jep mundësi të shumta të analizave apo interpretimit, madje materia e këtij libri mund të shërbej edhe për regjisoret për përgatitjen e ndonjë dokumentari apo filmi artistik i cili do të ishte edhe një kontribut për trajtimin e ngjarjeve të dhimbshme por krenare të luftës së fundit në Kosovë. Ky libër mund të shërbej edhe për ata që merren me historiografinë e luftës së fundit ngase përveç përshkrimeve të ngjarjeve kemi data të sakta dhe vendin e ngjarjes. Në përgjithësi lexuesi dhe publicistika shqiptare ka para veti një libër me rëndësi të veçantë .
Ai njeri i mencur
- Në një kuvend odash shqiptare ne rrafshin e Kosoves,te asaj kohe mbahej nje pajtim burrash, e mbushur oda qosh me qosh ,nje i mencur brenda ka zene vendin krye oxhaku dhe mbane fjalim te prere si njeri me emer per rrethin e vet ..., - nderkohe degjohet nje zë nga fundi i odes ! - burra po vjen Xhemajl Abria! - e gjithe Oda brofë ne kembe per ti bere mikpritjen , njeriut qe kishte kriju emer pleqnari te mencur dhe kishte Zë ne gjithe krahinen e Drenices e me gjere ... - Ky qe pleqrote brenda nuk levizi fare nga vendi qe kishte zenë. - i thote dikush nga te vetet , O burre po vjen Xhemaili.... ! - Ky pergjigjet ani do ta pres ketu, dhe sa te hyje ne odë do ja bëjë nje pytje,si pleqnar me emer qe eshte , po e qelloi ia liroi vendin Kryeoxhaku,po se gjeti s’levizë i thote! - Sa hyne ne dere Xhemaili , ky ulë i thotë ! - Xhemail Abria , para se te ulesh du me ta ba nje te vetun (pytje)! - Urdhero he Burre ,ia kthen Xhemaili! - Kë e ke me të afert ne kete dynja ? - Heu burre po lehte me pyte! - Me te aferm ne kete dynja e kam atë, qe mirrem vesh (kuptohem) me të! - Hajde burre se vendi kryeoxhaku te takon Ty,ia kthen i uluri. - Dhe Xhemaili zë vend kryeoxhaku, në odë......
3
FAQJA
E
Adem Zaplluzha ECIN PA QËLLIM Këtu nuk i thonë Bukës bukë As ujit ujë Krejt fjalë të tjera Ka në vend të huaj Gjatë tërë ditës Llomotisin fjalën okej Thua se Nuk dinë gjë tjetër Pos të të qeshin në fytyrë Mu si një lakej Shpejtojnë diku Ecin pa qëllim Ata e din cakun Nuk janë në mërgim Ne bredhim rrugëve Kërkojmë punë e digjemi me mall Zhytemi e baltosemi Deri sa bëhemi përrallë
Adelina Dardha Ndjenjë. Më celet një ndjenjë si një trëndafil, bukur qëndron aty në shpirtin tim, rrezen e dritës marr ta përkëdhel, ajo lumturohet zemrën ma rrëmben. Më merr fluturim nëpër kaltërsi, si flutur krahëshkruar lëshon bukuri, me yjet e qiellit unë i thurr gjerdan, shpirtin ma ndez, ma bën si vullkan.
Nexhat Rexha
Arjana Loce
MBIJETESË
Lutja e dashurisë Në emrin tënd, Perëndi e dashurisë Po e drejtoj këtë lutje,për pranim Amin! Perëndi e dashurisë Me forcën e zemrës po lutem ta dish, u shenjtëroftë emri yt dashuri, ktheje urrejtjen në lumturi, hidh bekimin tënd mbi ne që të shohësh,çfarë nuk pe. E vetmja perëndi e gjithëpushtetshme Je ti. Na beko me dashuri. Fali mëkatarët që çmojnë veç trupin Dhe jo zemrën tënde plot mirësi. Hidh mbi shpirtrat e lënduar Shërim dhe pak qetësi. Nëse besoj diku, besoj tek ti Perëndi e Dashurisë, Nëse lutem ,diçka kërkoj prej teje, Shpëtimin e njerëzisë Në emrin tënd Perëndi e Dashurisë Në fund të lutjes kërkoj pranim Amin!- Amin-Amin!
Rreshtimet hipoktrite Nëpër kohë bënë akullnajë Me orenditë bashkëkohore Mesjetës pa mes Prej lartësive Vrojtimet Shkallojnë njerëzinë Nëpër horizontet blu Me ikonat mijëvjeçare Kalkulimi bosh Larg nesh Vjen aromë e keqe Nga kundërmimet serike Ti i mendoje rrugët drejt Po vijat gjarpëronin Gabimisht hartën e vdekjes Konferecave Evropiane Dinakërisht më vranë ëndrrën E bartur nëpër brezni Duke mbjell dredhi E ndjell fatkeqësi Mjafton T’i rrudhësh krahët Në lojën e Madhe Ballkanit të lyer me gjak Hisen e fisit tim E reklamuan me njolla Paturpësisht Shpërblyen veten
E ulem ngadalë poshtë një përrua, zjarrin ta shuaj me atë që dua, tek krahët e lisit me kurorë mbuluar, zogut i them jam e dashuruar.
Zoti im Pardonët humbën shpresën E rrenën nëpër antihistori E gjallë e lodhur shtegtoi besa Deri n’këtë shekull
Afrohet bilbili me zërin e kulluar, uji gurgullon nga kënga e kënduar, bardhësi e bardhë se c’ po dallgëzon, aty thellë në zemër ajo dashuron. Më celet bukuria vec nga lumturia, për ty shpirti im unë jam dashuria, mos më duaj më shumë se unë ty të dua, ndjenjën që të djeg , atë ma lerë mua.
POEZISË
4
Bahtir Latifi NJË BASHKEPUNIM I SUKSESSHËM I QKSH MIGJENI ME SHOQATAT SI MOTRA NË QYTETIN BORÅS Puna e palodhshme dhe frytedhënse e anëtareve te QKSH “Migjeni” në Borås po jep ditë e më shumë rezultate pozitive në ruajtjen dhe kutivimin e kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare. Kjo shifet ne rezulatet e arritura të cilat u prezetnuan në mbledhjen vjetore të punës së kësaj Qendre e cila u mbajt keto ditë këtu në Borås. Në mënyrë të gjithanashme u vlersua puna e dy mediumeve kryesore të QKSH “Migjeni” puna e revitës Dituria e cila po hynë ne vitin e katert të daljes së saj me plot sukses duke prezentuar gjuhën dhe kulturën shqipe këtu ne Skandinavi si dhe bashkepunimi i i saj i ngusht me shumë shoqata tjera kulturore shqiptare në të katër anet e botës, por ajo më krysorja eshte lidhja e ngushtë me vendlindjen. Njashtu edhe radio lokale Radio dituria me sukses po kryen misonin e saj me infromata kulturore nga ketu dhe trojet shqiptare si dhe me programet e saja muzikore.U vlersua puna e bëre gjate vitit që lam pas duke bërë nje analizë të gjithe asaj që e ka percjellur veprimtarine kesaj Qendre e qe nga anetaret e pranishem u vlersua shume pozitive dhe e sukseshme. Ishin mjaft të qelluara punët të cilat janë realizuar gjate viti që lam pas e ku rëndesi krysore i eshte ksuhtuar punes me femije dhe te rinje. U tha se jane realizuar tri vizita me femijet shqiptar gjate vitit që lam pas nga ana e Qendres, nje në Shtepine e Radios ne Stockholm ku fëmijet shqiptar nga Borås kan vizituar redaksion Jehona ne gjuhe shqipe ne Radio Suedi, pastaj mbi 20 fmeije shqiptar nga Fjärdingskolan se bashku me moshataret e tyre kurd, arab dhe suedez kan vizituar Shtëpine muze të shkrimtares suedeze Astrid Lindgren në qytetine dsaj të lindjes në Vimmerby e ne vjeshten qe shkoj 65 fëmije shqiptar nga Fjärdingskolan dhe Bodaskolan kan vizituar Qendres shkencore per fëmije “Universeum” në Göteborg.Shpenziumet per të gjitha këto vizita i ka bartur QKSH “Migjeni”, pastaj ne fund viti ka organizuar Pritjen e Vitit të Ri për femijet shqiptar ku jane siguruar dhurata per mbi100 fëmije shqiptar e të cilat dhuarata i ka ndar Babadimri kosovar për fëmijet shqiptar ne Borås.QKSH se bashku me dy organet e saja ka qene organziatore edhe e manifestimeve te ndryshme si eshte Mnaifestimi me rastin e Festimit të njevjetorit të pavaresise se Kosoves, pastaj shenimit ë Ditës së Flamurit dhe organizmi tashme tradicional i “Javes së bibliotekes nordike” ketu ne Borås. Ka organziuar nje ekspozite me piktoret e rinje nga Shqiperia e qe ka pas jehone bukur te madhe ne qytet.Puna e QKSH eshte vlersuar edhe nga ana e organeve të kulturës së qyetit ku edhe QKSH gëzon nje perkrahje shume të madhe ne realizimine aspiratave të saja. Ka njje bashkepunim të mire me Keshillin e kulturess ë qyetit, Bibliotkene e qytetit, Shtepine e Kulturës, Studiofrämjandet, Imigrantinstitutet, shkollat fillore të komunes së Brämhult, pastaj me shoqatat kulturore suedeze si Glokala Sjuhärad Borås, Vi Hässleholmen Brämhult, Intereseföreningen Hässleholmnen, ku edhe ne kete mbledhje vjetore ishin prezent perfaqesusit e ketyre shoqatave me te cilat kan je bashkepunim të ngushtë Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni ne Borås.Ne baze te asaja qe u paraqqit nmga ana e krysise së kesaj shoqate shifet se edhe viti që kemi hyrë eshte perplot me aktivitete kulturore të cilat jane
Përshednetje!
Me keqardhje duhet të ju informojmë se që nga java e kaluar web faqja e Qendrës Kulturore Shqiptare ”Migjeni” , http://www.dituria.se/ nuk është në funksion sepse serish si edhe disa muaj më parë është sulmuar nga ”adhuruesit” e gjuhës, kulturës dhe traditës shqipe. Kjo tregon se ata të cilët në shpirt kanë urrejtjen, të keqen, ata të cilët janë shpirtligë, sulmojnë veprat e artit, veprat e kulturës dhe gjuhës, perndryshe ata janë të dobët shpirtërisht, nuk kanë shpirt as ndjenja, ata janë të panjerëz. Le të mbetet në ndergjegjen e tyre kjo punë e ndyrë. Besojmë se së shpejti ne do e rikthejme në funskion faqën tonë dhe tuajën. Redaksia e revitës Dituria Borås - Suedi
5
Sokol DEMAKU Intervistë me mikun e shqiptarëve dhe njohësin e mirë të gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare Ullmar Qvick
Bota demokratike duhet të kujdeset më shumë për Kosovën, kosovarët e bashkuar të kujdesen për të mirën e kombit! Gjuha shqipe më intereson për shumë arsye, nuk mund të mohoj se ndiej krenari se e zotëroj – në disa aspekte – më mirë se shumë nga shqiptarët vetë. Nga ana tjetër kur shqiptarët flasin shpejt midis tyre – sidomos në dialektet e Kosovës – duhet të pranoj se shpeshherë ”mbetem me gisht në gojë”! Shqipërinë e vizitova për herë të parë në vitin 1970, pastaj në 1978, 1979, 2004 dhe 2005. Në Kosovë përveç seminarit të vitit 1977 mora pjesë edhe në seminarin e vitit 2004. Bukuria e natyrës, mikpritja e njerëzve, këto janë përshtypjet më të forta nga atje. Me shqiptarët, përveç simpatisë sime për këtë popull zemërgjerë, më lidh fakti se e kam gruan shqiptare dhe të afërmit shqiptarë të cilët kanë rëndësi të madhe dhe pozitive për mua.
Kisha me ju lute per nje prezentim të shkurtër. U linda në Kristinehamn, në rrethin e Vermlandës, në vitin 1934. Gjimnazin e kreva në 1953 dhe shkollën pedagogjike në vitin 1957. Bëra 40 vite në profesionin e arsimtarit në shkolla të ndryshme këtu në Suedi. Që nga viti 1999 jam në pension por profesioni im i dytë si përkthyes vazhdon. Si lindi miqësia Ullmar Qvick – Shqpëri – Kosovë? Pikënisja ishte dëgjimi i muzikës popullore shqiptare në rini. Që nga mosha 11-vjecare jam i pasionuar pas radios ndërkombëtare – dhe kështu e gjeta Shqipërinë. Miqësia me Kosovën u zhvillua shumë më vonë, me pjesëmarrjen time në seminarin e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës në vitin 1977. Keni qene ne vizite në Shqipëri – Kosovë, cilat janë pershtypjet e juaja nga atje? Shqipërinë e vizitova për herë të parë në vitin 1970, pastaj në 1978, 1979, 2004 dhe 2005. Në Kosovë përveç seminarit të vitit 1977 mora pjesë edhe në seminarin e vitit 2004. Më shumë po ”udhëtoj” me libra, me radio, me muzikë…. Vizitat fizike nuk janë aq të nevojshme se sa ato shpirtërore. Përshtypjet? Bukuria e natyrës, mikpritja e njerëzve, këto janë përshtypjet më të forta. Përvecse nje shkrimtar me renome, jeni edhe poet dhe perkthyes i njohur nga gjuha suedeze ne shqipe ashtu edhe nga shqip ne suedisht. Do te ishte me interes te mesonim nga ju se si e perkufizoni rolin e shkrimtarit dhe perkthyesit ne jetën bashkëkohore? Nuk jam i lirë të veproj siç më don zemra. Kam detyrime ekonomike të cilat drejtojnë veprimtarinë time. Para dy vitesh gruaja ime hapi një dyqan të vogël, dhe para se të japë leverdi veprimtaria e saj, do të jem i detyruar të zgjedh punë që jep pará, thjesht për ekzistencën tonë! Fatkeqsisht në këtë botë puna kulturore paguhet keq. Për hir të ekonomisë familjare, pra, duhet të merrem me përkthime me karakter praktik (dëftesa, vërtetime, ankesa, artikuj, dokumente të ndryshme). Dua të theksoj se kam disa dorëshkrime suedisht, pa lidhje me shqiptarët, të cilët nuk më ka lejuar koha të përfundoj… Edhe më keq: projekti i Fjalorit shqip-suedisht, me të cilin po punoj bashkë me mikun tim Lars-Erik Morin, mbeti i papërfunduar deri sot, sepse ne të dy jemi aq të zënë me përkthime praktike për hir të shqiptarëve në Suedi përmes firmave të përkthimit. Krijimtaria juaj i perket nje periudhe të gjatë kohore. Cila eshte tema dhe motivi ne veprat e juaja? Kam prodhuar disa vëllime me përkthime të poezisë shqipe, një dramë në përkthim, mjaft tregime, një libër dokumentar për shqiptarët, dhe si bashkëpunetor, një numër veprash gjuhësore (fjalorë) etj. Ju keni botuar ne shqip por edhe ne suedisht, merreni me publicistikë, pune ne radio cfarë mund ten a thoni per gjithë keto? Sidomos në të kaluaren mora pjesë në polemika të ndryshme rreth problemeve shqiptare. Ballafaqime të rrepta u zhvilluan me
6
disa serbë në Suedi në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë. Më përpara shkrova shumë artikuj për “Albanien och vi”, organ i Shoqatës Suedezo-Shqiptare. Në fund të viteve ’90 isha prodhues i një emisioni javor në gjuhën shqipe, Radio Arbëria, këtu në Norrköping. Nga 3 vitet kur punoi kjo radio kam kujtime të bukura, bashkëpunimi me një ekip rinor shqiptar ishte i shkëlqyeshëm! Cka ka botuar deri me tani Ullmar Qvick dhe cka pret lexuesi nga ju tani? Përgjithësisht kam treguar për botimet e mia në përgjigjet e mëparshme. Vepra ime kryesore është ”Mera hjältemod än vete”, dokumentar i përkthyer edhe shqip nga Hajdin Abazi. Në këtë dokumentar përshkruhet jeta e shqiptarëve në shekullin njëzet, me shumë heroizma por edhe barbarizmat dhe akte terroriste nga ana e komunistëve shqiptarë, një periudhë më e errët se sundimi 450-vjecar osman për arsye se shqiptari i mjerë u fut në shtratin e Prokustit nga Enver Hoxha me shokë. Armiku i cili mund të luftohet me armë në dorë mund të tolerohet më shumë se armiku i brendshëm që ju kapë për fyti dhe përpiqet të deformojë trurin tënd! Disa më kanë bërë sugjerime për vepra të reja letrare dhe sidomos autorët shqiptarë kërkojnë përkthime suedisht të librave të tyre. Momentalisht nuk jam në gjendje tu plotësoj dëshirat, kuptohet nga komentet e mia të mëparshme, as nuk dua të punoj me porosi, dua të jem i lirë të zgjedh çka më intereson më shumë. Projekti i vonuar të Fjalorit shqipsuedisht është nr 1 në listë! Kur kemi te bejme me perkthimin e autoreve shqiptar ne suedisht, ideja e nje perkthimi vjen nga emri i autorit apo ajo qe le gjurme tek ju dhe qe ju shtynë te merreni me te? Pikë së pari interesimi im është faktori vendimtar. Nuk kam dëshirë të punoj me tekste të dobëta të cilët janë me interes vetëm për autorin! Dhe lexuesit suedez duhet të marrin diçka me vlerë, tregu letrar është i mbushur me vepra të të gjitha anëve të botës, dhe pse të parapëlqejë lexuesi i rendomtë një libër shqiptar? Një shkrimtar i nivelit të Kadaresë apo një temë me interes të veçantë do të jetë faktor vendimtar për botimin. Cilët janë poetet, shkrimtarët shqiptarë të perkthyer ne suedisht nga ju, mendimi i juaj per letrat shqip, poezinë shqip por edhe prozën në shqip? Kam botuar mjaft poezi, shumica prej tyre të përfshira në antologji të ndryshme. Vëllime me poezi kam përkthyer pak, më kujtohen tani Shefki Oseku: Një lloj drite tjetër (Ett annat slags ljus), Ibrahim Abedini: Brenga e liqenit (Sjöns smärta). Më tej, dramën e Anton Pashkut Gof (Glöd). Nga poetët më pëlqen më shumë Fatos Arapi, për mua ai është më i madhi! Dua të përmend edhe një ditar me përmbajtje prekëse, realiste, Ditari i zemrës sime nga e reja kosovare Ardita Beqiri. Ky është vepër dokumentare në shqip dhe suedisht. Më mërzit shumë fakti se kjo vepër modeste nga lufta në Kosovë nuk krijoi kurrfarë reagimi pozitiv, as në anën suedeze, as në atë shqiptare. Ardita nuk ishte një Ana Franku, megjithëkëtë mosinteresimi më indinjon shumë! Cka ju lidhe ju me shqipen dhe me shqipetaret? Gjuha shqipe më intereson për shumë arsye, nuk mund të mohoj se ndiej krenari se e zotëroj – në disa aspekte – më mirë se shumë nga shqiptarët vetë. Nga ana tjetër kur shqiptarët flasin shpejt midis tyre – sidomos në dialektet e Kosovës – duhet të pranoj se shpeshherë ”mbetem me gisht në gojë”! Me shqiptarët, përveç simpatisë sime për këtë popull zemërgjerë, më lidh fakti se e kam gruan shqiptare dhe të afërmit shqiptarë të cilët kanë rëndësi të madhe dhe pozitive për mua. Si e kalon Ullmar Qvick një ditë pune? Jetoj një jetë përgjithësisht të qetë. Zgjohem rreth orës 6.30, bëj mëngjesin, rreth orës 8 filloj të lexoj e-mail të ardhur gjatë natës. Pastaj me disa ndërprerje punoj me përkthime deri në orën 13.00, ose, kur koha është e përshtatshme, bëj shëtitje në pyll për një orë para dreke. Drekën e kam mjaft vonë rreth orës 13.30-14.30, sepse normalisht buka e mëngjesit është e bollshme dhe më lejon të pres! Pas dreke vazhdoj me pak punë, por me ndërprerje për të dëgjuar disa stacione të radios. Pas punës, edhe në mbramje kam disa mesazhe për të shkruar në lidhje me këtë hobi. Po mbaj kontakt me radioamatorët e botës dhe gati çdo ditë po vijnë letra dhe kartolina prej tyre. Argëtim i thjeshë por një ”kundërpeshë” e mirë, sepse kush merret vetëm me punët shqiptare do të ndiej monotoni dhe interesimi do të zhduket! Po merrem edhe me lexim të librave shqip, suedisht dhe anglisht (bile lexova vitin e kaluar një libër të trashë spanjollisht!). Më zë gjumi rreth orës 23 ose pak më vonë. Një shkrimtrar, një publicist kërkon te jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje te shkurtër. Si është Ullmar nga natyra? Jam i interesuar për shumë gjëra, por jam më shumë me emocione se me sy realist dhe kritik. Në një aspekt jam i dishiplinuar, por përgjegjësia e madhe më frikëson. Dua të përballoj kërkesat, por në rast se nuk mund të kontrolloj rrethanat, kur kërkohet të bëj të pamunduren, po nervozohem shumë. Kam të bijen 13-vjeçare, shumë e ëmbël, por ajo si të rinjtë dhe të rejat në përgjithësi, shkakton shpesh kriza nervore te prindërit… Edukimi i rinisë sot është më shumë si të kalosh ujëvarën e Niagarës mbi konop! Shpeto kush mundet!(Nga përshkrimi i natyrës sime shpresoj se humori im është në dukje…) Ju jeni një publicist, perkthyes shumë i talentuar, cfarë është aktiviteti juaj në media. Si e ndieni veten si shkrimtar, publicit, përkthyes dhe mik i shqiptareve? Bëra 3 vite si prodhues i një programi të radios në gjuhën shqipe. Sot merrem shumë pak me mediat. Krijova një faqe web për Komitetin suedezo-shqiptar, pjesëmarrja është e dobët. Në të kaluaren kam shkruar më shumë, mora pjesë në programe të radios sue
7
deze, edhe më kanë intervistuar në televizion dhe radio në Kosovë, Shqipëri, SHBA, Suedi, Norvegji, Zvicër dhe Australi. Më përpara më lejoi koha dhe më detyroi situata të merrem më shumë me mediat se sa sot. Cili është medimi i juaj për shqiptaret ne Suedi? Shqiptarët në Suedi, duke i krahasuar me ata të Anglisë, më shumë vijnë nga klasa punëtore, ka mjaft njerëz të pashkolluar. Numri i intelektualëve është më i vogël. Shumica e shqiptarëve po merren me punë të dobishme në shoqërinë suedeze, sidomos në komunikacionet publike, shumë prej grave punojnë në institucione të shëndetsisë dhe të pleqërisë dhe normalisht janë të njohura për punë shumë të rregullt. Pastaj grupi që merret me kriminalitet si duket janë prej një karakteri jashtzakonisht të vështirë, dhe ata fatkeqsisht janë në dukje shumë dhe krijojnë një përshtypje negative te suedezët. Nga ana tjetër suedezët që kanë vizituar botën shqiptare janë shumë të kënaqur me bujarinë dhe mikpritjen e treguar. Do të dëshiroja një bashkëpunim më të madh ndër shqiptarët në Suedi. Kjo punë nuk kryhet me lehtësi. Merrni me mend, ata që jetojnë në një qytet vijnë nga të gjitha anët e botës shqiptare. Normalisht kanë të afërmit e tyre, por çka i bashkon me shqiptarët e tjerë në atë vend? Shumë pak. Ka raste mosbesimi bile hasmerie. Të ndershmit nuk duan të merren me ata që shikojnë si të dyshimtë, aventuristë. Nga ana tjetër, interneti ju jep mundësi të veçanta të kontaktoheni me bashkëatdhetarë me interesa të njëjta! Nëse do te kishe mundësinë te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptaret, ku mendon konkretisht që duhet ndryshuar diçka nem ketu dhe ne vendin tonë? Kryesorja është ekonomia. Dhe përparime në lëminë e ekonomisë kërkojnë bashkim dhe një drejtim të mirë. Shqipëria si duket është përparuar mjaft në dekadën e fundit, ndërsa Kosova për shumë arsye nuk zhvillohet si duhet. Faktorët pengese janë traditat negative në jetën shoqërore, pengesat që krijojnë ndërkombëtarët dhe serbët, udhëheqja e dobët me korrupcion dhe paaftësi etj.Kush ka mundësi të bëjë investime nga jashtë në Kosovë sot? Si e sheh Ullmar Qvick sot Kosovën dy vite pas pavarësisë? Faktorët negativë janë në dukje. Dhe kjo rini e mrekullueshme meriton të ardhmen më të mirë, brenda Evropës. Ky është problem edhe i Evropës. Nëse investojnë arabët në Kosovë, nëse vijnë ”misionarët” fundamentalistë për të tërhequr rininë kosovare, ç’farë rezultat do të shohim? Tmerr, konflikte, bile luftë civile!! Bota demokratike duhet të kujdeset më shumë për Kosovën, kosovarët e bashkuar të kujdesen për të mirën e kombit! Cili ka qene dhe eshte profesioni me i poreferuar i Ullmar Qvick? Profesioni i përkthyesit, nga ana tjetër vitet në shkollë më kanë dhënë shumë kujtime të bukura – dhe disa të hidhura… Përveç artit te të shkruarit dhe publicistikes, si e kalon kohen e lirë? Me radio, me libra, me familjen, me shëtitje. Cka ju benë të lumtur dhe cka ju mundon më së shumti në jetë? Lumturia ime ka të bëjë më shumë me punën e kryer. Nuk më pëlqen të kaloj ditën kot. Natyrisht fjalë dhe vepra të mira nga ana e të dashurve të mi luajnë rol shumë të madh për shpirtin tim. Më mundon më shumë situata në botë, me problemet ndërkombëtare, edhe më mundon kur të afërmit e mi kanë probleme shëndetsore. Dhe së fundi cila është porosia e juaj për Shqiptarët ? Për Kosovën dhe Shqipërinë: Të punoni në bazë, në organizata jo-qeveritare, me edukimin e demokracisë, me projekte të dobishme, pastaj me njohuritë e fituara të ndërroni përbërjen e klasës në udhëheqje, përmes votimeve dhe me pjesëmarrjen tuaj në jetën politike për të drejtuar politikën shqiptare kah sistemi demokratik pa korrupcion, pa abuzime, me frymë të shëndoshe e humane. Vetëm kaq. Tack så mycket Sokol
8
FAQJA Riza Haziri
LETËR NGA MITROVICA E dashur Vjosa, Që jeton në zemër të Shqipërisë, Mos vono, eja Bashkoju valles së lirisë. Ta kalosh kufirin, S’do të kesh pengesë, e di Ngado që të vish E ke Shqipëri. Flamurin e Vlorës, Patjetër ta kesh me veti, Këto yje e kjo ngjyrë Nuk po rrinë aq mirë. Kur të vish tek ura Kujdes, matanë të mos shkosh, Ndonjë ujk a çakall, Mund ta takosh. Akoma ca korba Matanë fluturojnë, Të ndërtojnë çerdhet Pëllumbat i pengojnë. Por e them me bindje, S’kam fare dyshim, Herën tjetër kur të vish, Në majë të Kreshbardhës Do bëjmë skijim.
E
POEZISË Mimoza Dhima
Sokol Demaku
Nënëlokja
Shekujt e stepen, vitet e mjeruan, Por Nënlokja nuk u dorëzua! Rrudhatë në ball i vijzohen cdo ditë, Tregojne vuajtjet mjerimin e pashpirt. Stuhitë e kohës u sulën pa mëshirë, Ta zhbijnë Nënlokën nga faqja e dheut. E fortë, krenare me shpirt celik. Nënëlokja qendorn me ballin fisnik. Bijët e saj, bijët e shqipes Radhisin fitoret dita ditës.
Ngrohtësi E ndjej ngrohtësin e diellit Sikur përqafimin tend. E ndjej ngrohtësin e diellit Në shpirt e ndjej. E ndjej ne trupin tim Knaqësine diellore që ti më sjellë.
TI
EJA
Une ec... hija jote, si femije i vockel me ngaterrohet neper kembe... Une flas... imazhi yt, me perhumb e joshese lendoj si gjemb... Une shtrihem... trupi plagvetmie, me therr, me dhemb ! Kjo zemer e mbushur plot dashuri Cdo sekond te sell prane ty,shpirti im ! Ti eja... prekme sa me shpejt Se plogshtia k’te zemer po godet. Ti eja, prekme shpejt shpirti im... Se plaget-etje te trupit tim po zvarriten monopateve te shuhen ne burim.....
MENDIMI POZITIV
Daut Demaku Më të mençurit në botë, më të zotët në këtë planet, më të fuqishmit në rruzullin tokësor, zë besë lexuesi im i mirë, të gjithë kanë qenë njerëz të rëndomtë, si unë e ti, si të gjithë ne. Të gjithë. Por, që të gjithë, e kanë pasë dinakërinë e mençurisë që në mënyrë të veçantë, krejtësisht specifike, origjinale, të ndërt...ojnë një BINDJE dhe, atë bindje ta vejnë në shërbim të jetës së tyre.
9
Sokol DEMAKU
FËMIJA IA SHTUAN MADHËSHTINË TË KREMTES Në udhëheqjen e këshillit organizativë shqiptarët e qytetit të vogël dhe pitoresk të Suedisë perendimore Kinna kremtuan dy vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, madhështin kësaj mbrëmje festive ja shtuan nxënsit dhe të rinjët e komunave Mark, Skenne ,Svenljunga dhe Kinna ku dhan nje program te pasur kulturo-artistik ne bashkpunim me arsimtarët dhe prindërit. Mbrëmjen festive e hapi njëri nga anëtarët e këshillit organizativ Avni Ismaili i cili pershëndeti te pranishmit. Avni Isamili ndër te tjera potencoi se 17-Shkurti mbylli faqen e rëndë dhe të veshtirë te historisë sonë, u realizua nje projekt qe kishin synim shumë breza, deri te lufta e lavdishme clirimtare e prirë nga komandanti legjendar Adem Jashari , mirëpo 17-Shkurti simbolizohet edhe me emrin e liderit shpirtëror dhe politik të pavarësisë së Kosoves presidenti historik dr. Ibrahim Rugova Ishte kënaqesi të degjoje voglushet dhe voglushit shqiptar duke recituar për atdheun, kombin, heronjët dhe të arriturat e vendit tonë. Me pastaj u dha nje program i pasur i pregaditur nga nxënësit dhe te rinjët shqiptar nën perkujdesjene mësuesit të Gjuhës shqipe Haki Gashit, këngë ,valle dhe recitime, te pergaditura enkas për një vjetorin e Pavarësisë së Kosoves. Programi me nxënës filloi me intonimin e Himnit Kombëtar, i cili u këndua nga të pranishmit në salle e që ishine në njjë numer rekord tper manifestiem të tilla në këto anë. Musafire ishte këngëtarj
e mirënjohur Selvije Gashi. Bashkatdhetaret festuan gjerë në orët e vona të mbrëmjes. Me këtë rast Këshilli organiozativ i manifestimit u ndau Mirënjohje atyre të cilët janë duke dhenë kontribut në ruajtjen e kulturës, gjuhës dhe traditës shqipe ne ketë terva ku jetojne dhe veprojne bashkekombasit tan. Në mesin e të nderuarve ishin edhe punëmarrës shqiptar të cilët janë duke kontribuar ne ndihmë bashkëkombasve tan për punësim. Keta janë ata të cilët ekonomikisht janë duke ndihmuar shumë familje kosovare në vendlindje. Këshilli organizativ i këtij manifestimi madhështor falenderon të gjithë ata që ndihmuan për organizim e këtij manifestimi, e posaqerisht nxënsit, të rinjët që ishin edhe shtylla kryesore për tu mbajtur ky manifestim. Muharem Shabani dhe Agim Bekteshi thonë se kjo është traditë e shqiptarëve këtu, se jo vetem dita e pa¬varesë së Kosovës por edhe festat tjera kombëtare këtu festohen në menyrë madhështore, e ketë ne e bëjm thon ata që fëmija tan të dinë me tepër per vendlindjen, per atdheun se jemi larg e atyre u duhet kurrë më shumë që të ken njohuri për vendlindjen.Por eshte pune e madhe thone keta bashkëkombas, bashkepunimi mes familjes dhe shkolles ka dhene rezultate pozitive dhe kjo shihet nga puna dhe ajo cka fëmija jonë dinë dhe mund të shprehin para mysafirëve tanë. Kjo ishte nje mbëmje e cila do mbahet mend kohë të gjatë në këto anë, u festua deri ne oret e hershme të mengjesit e të gjithë ishin të kenaqur dhe te entuziasmaur me këtë.Ishte kënaqesi kur vallëzohej me falmurin kombëtar të bashkuar me flamurin e Kosovës nga të rinjët dhe të rejat që ishin në valle. Pra ky nje gjest që simbolizon deshirën për bashkim kombetar.
10
Sokol Demaku
EDHE SHQIPTARI MUND DHE DI TË BEJË PUNE TË MËDHA Në qytetin Skandinav respektivisht suedez Borås ka kohë që funskionon Qendra shkencore për fëmijë dhe shkollar me emrin NAVET.Fëmijët por edhe të tjerët pra edhe të rriturit në ketë Qendër mund të njihen me zbulime shkencore nga ato me të thjeshtat deri ato që kanë të bejnë me vasionen dhe me jetën në hënë e planetet tjera. Këtu në këtë Qendër fëmijët njihen me fenomenet natyrore si dhe probleme të ndryshme te jetës që nga Uji qysh në Greqin e lashtë e deri me gjërat aktuale ne hapsirëne pafundme në univers. Udhëtimi shkon nëpër mes artit, matematikës, gjeografisë dhe teknologjisë deri tek kultura. Nga kultura orientale në ate amerikan, afrikane në kohë dhe hapësira të ndryshme mbi tokë, det dhe në ajër. Krysisht pra janë keto tema të cilat trajtohen në këtë Qendër. Ne këto ditë bemë një vizitë në ketë Qendër e shkak i vizitës sonë ishte bashkëkombasi yn Hamit Bytyqi me prejardhje nga Suhareka e Republikës së Kosovës i cili në Borås jeton që nëntë vite, ndersa në këtë Qender shkencore per fëmijë e shkollar, punon qe gjashtë vite.Hamiti thot se në këtë Qendër fëmijët mund të mësojnë shumë gjëra nga ato më të thejshtatë deri tek ato me të sotisfikuarat. Unë bashk me koleget e mi në këtë Qender shton Hamiti, angazhohemi që të krijojmë mjete, të cilat kanë lidhje të drejtpërdrejt me prpocesin mësimor në shkollë dmth ketu vinë në vizitë fëmijë nga të gjitha moshat shkollore por edhe të rriturit vijnë dhe vizitojnë këtë Qender.Hamit shton se këtu fëmijët praktikisht shofin se si krijohet elektriciteti dhe cfarë të mirash ka njeriu nga elektriciteti. Ata vet do kenë mundësin që me mjetet të cilat ne i kemi punuar këtu shton Hamiti, ata vet do prodhojnë elektricitetin dhe do e perdorin në disa operacione të cilat ata kanë mundësi ti kryejnë ketu ne këtë Qendër. Do kan rastin fëmijët të manipulojnë me elektricitetin, magnetizmin si dhe ta venë në përdorim dhe veprim fuqin e tyre e cila punë praktike do u hyje ne pune ne jetën e përditshme.Këtu fëmija kan mundësi ta zhvillojnë fanatzinë e tyre në mënyrë praktike.Rëndësi të veqant i kemi kushtuar edhe lëndës së matematikës ku deri vitin e kaluar thot Hamiti kishim një repart me emrin ”Bagdad” në të cilin repart fëmijët kishin mundësi të merreshim më shumë operacione matematikore e nga ky viti kemi filluar me një repart të ri të lëndës së matematikës, një repart të thjeshtë ku kemi edhe disa dyqane në të cilat fëmijët përmes lojës të mësojnë llogaritjen, apo edhe përdorimin e monedhave dhe të aftësohen për blerje dhe shitje, pra me pune praktike të zhvillojmë tek fëmijët të meduarit. Në bazë të bisedave qe bem edhe me disa teknik tjere dhe pedagog të kesaj qendre dëgjuam vetëm fjalë miradie për bashkëkombasin tonë Hamit Bytyqin, i cili është edhe një kreator apo idetar i shumë projekteve të cilat kanë zën vend në ketë Qendër. Fëmijët shton Hamiti kanë mundësi të njihen edhe me gjithësin, me yjet të cilët janë shumë ineteresant për fëmijët dhe zgjojnë kërsherinë e tyre, pra vasiona është një lami interesante për fëmijët. Unë jam shumë i kënaqur kur me mija fëmijë vijnë dhe shkojnë të kënaqur nga Qendra me punën që unë bashk me kolegt e mi kemi bërë dhe e bejmë, kjo na jep forcë dhe kurajo për vepra te reja në këtë Qender në mënyrë që fëmija kur të vijnë herën tjetër të gjejn risi, të kenë dicka cka deri atehere nuk e kanë takuar këtu. E kjo është një befasi për të mirë për ta.Këtu fëmijët kanë mundësi të zhvillojnë gjëra kreative të cilat në teori i kan mësuar në shkollë, pra këtu vjen në shrpehje puna praktike.Nga kjo vizitë në ketë Qender shkencore per fëmije e të rinjë ketu në Borås të Suedisë mësuam se edhe shqiptari di dhe mund të bëjë punë të medha aty ku gjindet.
11
Nexhat Rexha QËNDRUESHMËRIA POETIKE NË KONTEKSTIN KOHOR (Marius Chelaru: Baladë përditshmërie, Editura Fundatiei Culturale Poezia, Jash, 2009, fq.90) Vëllimi poetik i autorit Marius Chelaru Baladë përditshmërie, është rezultat i unifikuar i përkthyesit të shquar të letrave shqipe në gjuhën rumune dhe anasjelltas, Baki Ymeri, i cili ka dhënë rezultate të rëndësishme në afirmimin e këtyre dy kulturave me lidhje të gjatë historike në fushën e kulturës sonë.
Vlerat poetike shtegtojnë dhe bashkëjetojnë me lexuesin pa marrë parasysh përkatësinë gjuhësore. Në këtë vëllim vlerash poetike, Marius Chelaru komunikon me përditshmërinë, ngase mjetet shprehëse që ai i vë në funksion të aktualitetit, din t’i stolisë me figura të zgjedhura estetike, të cilat marrin kuptimin artistik dhe në vete ruajnë qartësi komunikimi. Gjykimet, shpalosin e pasqyrojnë imazhe të avansimit konkret, ato në thellësinë e tyre ruajnë thjeshtësinë e avansimit të formës dhe idesë, të cilat shpalosin intimitetin progresiv drejt hapërimit të vetëdijësimit të përgjithshëm. Marius Chelaru, vrojtimet e përditshmërisë i ka vënë në funksion të dhënies së idesë përmes mekanizmave universale të përhershmërisë, sepse absurditeti nëpër kohë i vë në dilemë shumë visare që kanë krijuar jeta e njeriu nëpër faza të ndryshme të zhvillimit shoqëror. Topografia e saktësuar për të zgjedhur të mundshmen, respektivisht realen, është një hallkë në vete, e cila depërton drejt synimeve për të arrirë në shkrirjen e asaj që ndikon në ecjen e përditshmërisë. Ai mëton të krijojë rrjedha më të favorshme, më dinamike në pamjen e kësaj balade të përditshmërisë, sepse e tërë kjo vjen si rezultat i njohjeve te gjera që posedon autori. Ky synim i brendshëm i autorit arsyeton tensionin e këtij nënqielli dhe shtegton gjithnjë zhvillimin e ngjarjeve në një observim të zëshëm. Në poezinë e këtij vëllimi autori bashkudhëton me fillimet e kësaj bote, për të shprehur klithmën dhe lutjen për të mirën e njerëzimit. Mirëpo, nëpër disa vargje me elemente mitike ai strehon shumë dilema të jetës, të cilat duhet të tejkalohen, sepse urrejtja dhe vuajtja kërkojnë shërim. Autori duke dhënë për shqyrtim këto skena sikur tejkalon mizoritë e kësaj bote dhe kërkon të bukurën, kur dihet se ajo ekziston, kjo pra është kërkesë për të arritur të mundshmen, e që bota njerëzore e ka gjithnjë afër tij. Autori nëpër vargje ka shkrirë tiparet e jetës nëpër të cilat ka kaluar njeriu i këtij nënqielli, duke dhënë portretin identifikues të njeriut, i cili në fund të jetës mbetet vetëm si hije e kësaj bote. Tek e fundit, është diçka që njeriu në frymëmarrjen e këtij fundi i sheh hiqet e botës, por në asnjë rast nuk heq dorë nga ëndërrat e bukura që ka ruajtur dhe ruan në kujtesën e tij. Në pamjen e kësaj bote sa komplekse, sa iluzore, po aq edhe dinake, autori nuk heq dorë nga pikëpamjet e veta, ngase ajo vlen të jetohet dhe poeti beson në pavdekshmëri dhe këtë e ilustron në disa vargje, dhe këtë tejkalim të momenteve, ditëve dhe pjesëve të rënda të jetës së njeriut, e aktualizon me ndjenjën se jeta latohet nga dora e mjeshtrit, prandaj këtyre ecjeve autori i jep kuptim e domethënie të rëndësishme pozitive. Që në ciklin e parë deri te ai fundit, shtrohen shumë çështje të hapura, të cilat në hapësirën gjeografike kanë shtrirje shumë dimensionale, sepse përmbajtja e vargjeve dhe lidhja e tyre semantike rrezaton bukur brendësinë e kësaj bote komplekse. Protagonistët e këtyre vargjeve në vete ruajnë karakterin etik me të bëmat e tyre, e në disa raste autori ka shkrirë portretin e tyre,si pamje, si njerëz të rëndësishëm, që me veprimet apo veprat e tyre kanë pushtuar botën dhe kështu karakteri i tyre ka ndikuar në rrjedhat e përgjithshme të njerëzimit. Këto personazhe të zgjedhura nuk janë imagjinatë, por janë realitet, që kanë ushqyer botën e civilizuar në të gjitha kontinentet e saj, duke u bërë një farë mënyre banorë e anëtarë të çdo lokaliteti apo shtëpie, të cilët janë marrë nga religjioni apo shkenca, si: Krishti, Adami, Eva apo Homeri; Shekspiri, Volteri, Khajami etj. Kohët flasin me ngjarjet, ndërsa autoritetet kompozojnë meloditë me kohët dhe njerëzit, e ata shfaqin koreografinë e tyre para të tjerëve. Autori është në kërkim të asaj që duhej të ishte e pranishme, për të cilën flitet, shkruhet, këndohet, por për poetin Marius Chelaru, ajo mungon, mungon, sepse bota gënjen. Për këtë arsye vargjet e poezisë rrugulla sipas të cilave mund të harrosh, kanë në vete shtrirje të kohëve dhe kjo shtrirje e kohëve është në kërkim të harresës. Autori, përndryshe i njohur si një dashamir i madh i kulturës shqiptare, ka shkrirë për bukuri atë që duhet të vijë përmes vargjeve ngrej gotën dhe verën/ si një qarje fëmije/pihet
12
si një ndëshkim/shikoj çastin e këtij që më ka suspenduar/se si në portën e vetme drejt iluzionit/të cilin të gjithë orvaten ta pagëzojnë liri/...të cilën e kam harruar (fq. 28). Nga poezia Baladë Përditshmërie është nxjerrë edhe titulli i librit, versioni i parë i të cilit botohet në gjuhën shqipe në Moldovë. Tërësia e kompozicionit të vargjeve ngërthen në vete një program të rëndësishëm. Ai shfaqet në hapësirën qiellore, sikur shikohet nga afërsia, e që gjithçka që shfaqet në relievin tokësor duket. Autori nëpër vargjet e kësaj poezie antologjike ka arritur të nxjerrë një fuqi artistike dhe fjalës t`i japë funksion depërtues në të gjitha pikëpamjet e saj. Ai është dëgjues, shikues dhe më shumë se të tjerët, ai është përjetues intim i ndjenjave të thella njerëzore dhe përmes këtyre spektakleve që është duke prodhuar makineria e një shtrese njerëzish me imagjinatën e tyre, që pastaj shfaqjet e tyre duken nëpër ekranet e TV. Kështusoj ai saktëson rolin e diplomacisë botërore përmes vargjeve: me çantë diplomati plot kamxhikë arushash dhe lëvore vjeshte/ mbi dëborën në skaj bulon një lule/ jolule me sy të artë/pëshpëritje pranvere të degdisura nga koha (fq. 41). Marius Chelaru saktëson për hijeshi lëvizjet e përgjithshme botërore, sepse teknologjia informative ka pushtuar botën, përmes televizorit. Të gjitha anët pozitive dhe negative shfaqen, e shpresa shtegton në të gjitha skajet e botës, por autori përmes fjalës së zgjedhur shumë shlirshëm ka vënë në funksion mesazhin për njeriun, sikur ai përjeton se koha prej 24 orëve ndahet në dritë dhe terr, pastaj ai të lë vetë për të zgjedhur, sikur thotë, e ti njeri i fisnikëruar zgjedh për shtegtim cilën të duash, jeto me dashuri ose bashkëjeto me urrejtjen. Megjithatë, autori din të hapë rrugën për shpresë, për dashuri dhe për jetë më të mirë. Vepra Baladë Përditshmërie është komponim i variacioneve me shtrirje të gjerë nëpër kohë e periudha nga më të ndryshmet. Të gjitha këto ngjarje kanë rrjedhë si proces evolues në memorien e njerëzimit, kudo që ai ka jetuar e hapëruar me zhvillimin kulturor, ekonomik e me të gjitha inovacionet e kohëve të këtij shekulli të fundit. Autori në vargjet e kësaj vepre ka ngjeshur bukur aspektin e formësimit të tërësishëm estetik, duke reflektuar koncepte të qarta të poezisë bashkëkohore, me qëndrim e pasion të qartë dhe individualitet origjinal krijues. Poezia e moldovarit Marius Chelaru Baladë Përditshmërie, pasqyron ambientin korrekt, gjithnjë duke e lënë anash apokalipsin, sepse ai dëshiron që ëndrra të mos këputet, dialogimi i vargjeve identifikon konceptin e tërësishëm, sepse ai pretendon dhe ia arrin qëllimit, jo vetëm të transformojë mesazhin, por edhe ta bartë atë në ligjërimin artistik, edhe si ligjërim stilistik e figurativ. Konsiderojmë se autori ka rrumbullakuar kuptimin esencial të revoltës, dashurisë drejt një tonaliteti të vetëdijesimit të mundshëm përmes unitetit të tërësishëm në koordinimin tematik si dhe në kontrastet e zhurmëshme, për një avancim të mirëfilltë metaforik dhe me shenja e formulime imagjinatave, duke i dhënë temave kolorit e hapësirë gjithherë dinamike në kontekstin kohor. Natyrisht, konkretizimi i katër cikleve: asnjëherë i Zgjedhuri, e imtë”, pendesa, dashuri dhe kujtime, arsyeton parashtrimin e poezive për të saktësuar qëndrueshmërinë artistike me kreativitet të dëshmimit për të ruajtur identitetin në perspektivë me gjerësi të përhapjes dhe ruajtjes së vlerave universale në art. (Prishtinë, 12 janar 2010)
13
Sokol DEMAKU NJË DORACAK I MIRËSEARDHUR PËR ARDHACAKËT NË SUEDI “Mësim fillestar shqip -suedisht ”- nga Ibragim Egriu
Ibrahim Egriu u lind në në Maqellarë të Dibrës më 1939. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje kurse shkollën Normale, Akademine Pedagogjike dhe Universitetin gjuhe e letërsi, në Shkup. Filloi detyrën më 1962, në Tërnovë të Gostivarit. Në vitin 1968 iu mundësua që të punësohet në shkollën e mesme për punëtor të kualifikuar „Voskopoja“ në Kaçanik, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe për herë të parë vuri në skenë dramën „Nora“ të Andrea Skanjetit. Pra, hapsirë të veçantë në rini i përkushtoi dramaturgjisë. Kështu në vitin 1979 me nxënësit e shkollës tetëvjeçare në Dibër ku punoi nga viti 1970, deri në vitin 1984, përgatiti katër pjesë teatrale që u transmetuan në ekranin televiziv të TV Shkupit dhe u mirëpritën. Ishte tejet aktiv në Ansamblin “Liman Kaba“ ku si aktor i grupit dramatik interpretoi me sukses disa role teatrale. Në vitin 1984 emigroi fillimisht në Zvicër e pastaj në Malme të Suedisë. Që në ditët e para vendosi kontakt me komunitetin e këtushëm shqiptar dhe u aktivizua në shoqatën „Kosova“ e atë „Iliria“ ku mbante mësimin me fëmijët shqiptarë. Më 5 maj të vitit 1986 nga qyteti Malme, e filloi transmetimin e emisioneve në gjuhën shqipe në Radion, atëbotë të njohur “Zeri i Kosovës” . Ishte nismëtar i organizimit të LASH në Suedi që u themelua më 30 maj të vitit 1992 në qytetin Lund. Ishte themelues i L A SH në Suedi, sekretar dhe kryetar i Këshillit Pedagogjik. I angazhuar në shkollën shqipe dha kontribut të veçantë në organizimin dhe masovizimin e saj. Krahas punës me nxënës shqiptar, zhvilloi mësimin e gjuhës shqipe në disa grupe mësimore për suedezët. Dha kontribut të veçantë në organizimin e mërgatës shqiptare në Suedi, organizimin e demostratave të bashkatdhetarëve tanë dhe ndihmoi formimin e shumë klubeve e shoqatave kulturore. Merret me gazetari e publicistikë. Botoi dy libra të gramatikave suedisht-shqip. Në koautorësi ka botuar edhe katër libra leximi dhe një antologji për ciklin e ulët, të mesëm dhe atë të lartë si dhe libri “Mësim fillestar shqip -suedisht ”. Një nevojë e kahmotshme e komunitetit shqiptar në Suedi ishte botimi i një doracaku suedisht- shqip apo si vet autori e pagëzoj “Mesimi fillestar shqip-suedisht”. Ky libër është i pari i këtij lloji në shtetin e Suedisë dhe ka qenë i domosdoshëm, ku përmes këtij botimi autorët dëshriojnë që tu dalin në ndihmë ardhacakëve në këtë vend të largët skandinav. Deri me tani doracak të tille kishte në disa gjuhë e mungonte ne suedisht. E ai i cvili mbushi këte boshllek me kete liber eshte profesori Ibrahim egriu së bashku me koleget e tij Jakup Sahiti dhe Anders Wessman.Libri është një ndihmesë e madhe për ardhacakët e rinjë shqiptar në Suedi. Nga vet parathenja e librit mund të konkludojme se ky liber me te vertete u dedikohet ardhacakëve fillestar ne shtetin skandinav Suedi dhe se është një nismë për mesimin e suedisht. Autorete shprehenh se ky libër është ndërtuar mbi bazat edukativo- arsimore me c`rast kategority gramatikore dhe shqiptimi i drejtë i shembujve funksionalizohen paralelisht njera me tjetrën. Përmes ketij texti ardhacaku arrinë të mesojë shprehjet fillestare në gjuhëne re në ate suedishte te cilat deri me sot i mungonin ardhacakut shqiptar këtu ne Suedi. Ai këtu permes shembujve konkret do mësoj fjalët e nevojshme si fillestar dhe i ri ne këtë mes se si të pershendes, si të prezentohet, si tëpërgjigjet në telefon apo edhe ndonje rekomandim qe mund të ket. Njesit mësimore në këtë libër janë të shtruara në atë menyrë që janë të lidhura me detyra pune e janë shume të pershtatshme dhe të lehta për tu zënë si për të rinjë por edhe për të moshuar.Kjo e benë librin edhe më funskional në qellimin e tij. Libri është i ndarë në kapituj dhe permbajtja e cdo kapitulli ka të bejë me shprehje dhe situata të cilat njeriu i hasë në jetën e përditshme në një vend të ri dhe të huaj. Kandidatët të cilët përdorin këtë libër mund të personifikojnë dhe identifikojnë vetën me personazhet të cilat janë marrë si shembuj në libër, cka ua lehtëson dhe mudnëson një mësim dhe kuptim më të lehtë të situatave dhe shprehjeve të ndryshme të cilat ata i hasin në jetëne përditshme.Përmes ushtrimeve dhe aktiviteteve gramatikore dhe gjuhësore përdoruesit e librit mund të krijojnë situata të atilla komunkimi mes vete ku në biseda dhe ushtrime mund të inkuadrohen dy e më shumë përsona në bashkëbisedime me njeri tjetrin e këto janë perpilue në bazë të rregullave gramatikore dhe gjuhësore në mënyre që kandidatit ti mundësojnë një pevetësim sa më të shpejtë të gjuhës së këtij vendi.Të gjitha njësit mësimore por edhe uishtrimet e botuara këtu janë të perkthyera nag gjuha shqipe në ate suedeze dhe janë pershtatur për rrehtanat aktuale të kohës dhe vendit pra në rrethanat suedeze.
14
FAQJA E POEZISË Vjosa Xhelili Kl IX- Shkolla fillore “ Abaz Ajeti” Gjilan SHKURTI HISTORIK Më mungon fjala Më penguat rritën Diellin më ndaluat Mos ta shoh dritën Flas me gjuhën e shqipes Në shkurtin historik Shekuj kaluan për këtë ditë Shkuan dhe erdhën Shumë brezni Flijimi i ndau prindër e fëmijë Sa bukur shqiptohet fjala PAVARËSI.
Rizah Haziri
Mimoza Dhima
POETËT
DUA TE BËHEM
Ka raste kur mundohen kot, asnjë fjalë nuk u shkon dot. Poetët kanë shumë fantazi, lozin me flutura, zogj e fëmijë, zhyten nën dete, ngjiten në lartësi, shpesh ata bredhin nëpër fusha, bisedojnë me lepuj, ketra e drenusha. Poetëve nuk u zihet vendi vend, derisa fjalët i fusin në rend, dhe si muratori me gurë me fjalë ata bëjnë urë.
Rifat Kukaj Gëzim Ajgeraj
8 Marsi Nene e dashur, Nje dhurat per ty kam, Sot eshte 8 Marsi, Ne dore lule kam. Lule te fresketa, Ty te dhuroj, Gjithmon jete te embel, Ty te deshiroj.
PËR FËMIJË
VESHËT E LEPURIT Në arën me grurë Në fshatin Veleshtë Lepuri herë i çonte Herë i palonte veshtë... Në fshat po qante një fëmijë Këtë lepuri s’desh ta dëgjonte Ndaj veshët i palonte... Në fshat po qeshte një fëmijë Këtë lepuri desh ta dëgjonte I lumtur veshët i çonte...
15
Astronaute do te behem kjo nuk eshte aspak cudi qeshni , luani me mua se ju dukem shume femij Dhe pse jam une shume e vogel dhe pse jam ende femije nje deshire te madhe kam: Te shetis gjithesine Dhe ne yje do zbuloj a ka mace ,a ka qen si njeriu do jetoj kur s’ka uj e oksigjen A ka fusha ,a ka male sa eshte nata,sa eshte dita a ka uje e portokalle njerezit si ja bejne per drita ?! Lart ne qiell do te shkoj do te shkoj me raket dhe pastaj do zbuloj ne planete a ka jet Lart ne qiell do te shkoj dhe pastaj do te vi prap nje mister do zbuloj dhe pergjigje do t’ju jap
Intervistë me poetin Avni Rudaku nga :Edona Beqiri
Poezia është neurozë legjitime shoqërore
Avni Rudaku lindi më 1984 në Gjilan. Është Baçelor i Psikologjisë dhe Sociologjisë në Universitetin Publik të Prishtinës. Vazhdoi studimet master në Sociologji, në të njëjtin universitet dhe, aktualisht është duke mbaruar temën për master. Ka botuar një mori refleksionesh të karakterit publicistik, shkencor dhe letrar. Është fitues i çdo burse vjetore të Universitetit të Prishtinës. Libri “Poezi pa frymë”, është njëherazi libri i tij i parë, i botuar në janar të vitit 2010. Është ngacmuar të shkruaj poezi para një viti, ku përmes vargut dëshiron më pak të transmetojë emocion (frymë), e për më tepër të shqyrtojë tema e nëntema të konteksteve të ndryshme socio-kulturore dhe psiko-filozofike, e veçmas sfidat e jetës bashkëkohore. Jeton dhe punon në Gjilan. Aktualisht është asistent i ri për lëndë psikologjike, në Kolegjin Universitar “Iliria”, dega në Gjilan. Kur keni filluar të merreni me shkrime letrare? Nuk është e lehtë të të them saktësisht kohën e ngjizjes emocionale me shkrime letrare, meqë kam shkruar shkrime periodike dhe ndërkohë kam pasur faza më latente, pa aktivitet në të shkruar. Në shkollën fillore kisha shumë vështirësi të bëja hartime shkollore në lëndën e gjuhës shqipe. Bëja shumë gabime leksikore, drejtshkrimore e teknike, madje më mungonte edhe thelbi përmbajtësor i fuqishëm e strukturë gjuhësore jokoherente. Pra, nuk e kam pasur idenë që kam nerv linguistik për të shkruar. Por me kalimin e kohës, sidomos pas mbarimit të shkollës mesme, në gjimnazin “Zenel Hajdini”, në Gjilan, intensivisht më kapi pasioni për të lexuar, dhe atë, jo çfarëdo leximi, por lexim aktiv. Dhe nga një lexim konsistent dhe kultivimi të diskutimit të përditshëm me “makiatot pa plum”, me miqtë e mi e kolegë/kolege universiteti, - që diskutimi më ishte bërë pjesë e përditshmërisë dhe normalitet i zakonshëm sjelljor, - që përfshinte shumë tema, probleme, kontekste, konteste...Dhe ja ku jam :) Një gjë me rëndësi që duhet shtuar në sfond të kësaj pyetjeje është: nuk është gjithçka gjenetike në të shkruar dhe shumë nga motivet që na shtyjnë të shkruajmë, vijnë edhe nga leximi, nga të të mësuarit, nga konflikti ideor/vleror/filozofik me të tjerët, nga shkathtësitë e shprehitë, pasioni për të vërtetën, njohjen e botës dhe, nga kjo, arrihet ‘mbushja e kupës’ për nevojën e refleksionit, për çështje të larmishme. Dhe letërsia është mjet i fuqishëm shprehës. Prej nga ju erdhi frymëzimi? Frymëzimi vjen nga përsiatjet filozofike dhe të të menduarit, përvoja personale, konteksti i zhvillimit shoqëror dhe kulturor në vendin ku jeton e vepron, nga leximi, diskutimi konstant, studimet e mia universitare, papajtueshmëria me realitetin botëkuptimor të të tjerëve, etj. Frymëzimi ndonjëherë është epileptik dhe i pakuptueshëm. Madje të kuptosh gjenezën e frymëzimit, mund të mbetesh edhe vetë pa kuptim :) Thjeshtë: frymëzimi motivohet nga ndërlikueshmëria e interaksionit tim me botën time ontologjike subjektive, rezonimi logjik, dialogu i brendshëm dhe interaksionet shumëdimensionale sociale. Çfarë temash trajtoni më shumë tek shkrimet tuaja? Shkrimet përmbajnë aktualitetin dhe nxiten nga ngjarjet aktuale kulturore, politike, shoqërore dhe psikologjike. Por është e vërtetë dhe që shkruaj shkrime jo vetëm si reaksion ndaj aktualitetit, por edhe si nevojë për ndryshime sociale, ndërrim skemash botëkuptimore mbi temat e nxehta të politikës, fenomeneve sociologjike, tabuve të ndryshme morale, temave që vijnë nga politikat globale dhe konteksti i globalizimit, si raportet ndërqytetërimore, problemet ndëretnike në pjesë të ndryshme të botës, kriza financiare globale, terrorizmi global, rrahjen e nacionalizmit dhe modeleve sociologjike të trajtimit të tij, emigracionin bashkëkohor, problematikën e kulturës/kontrakulturës, etj. Libri ”Poezi pa frymë” është libri juaj i parë. Na thoni diç më shumë rreth tij. Libri “Poezi pa frymë” është vërtetë pa frymë, pa shpirt. Ka shumë mekanicitet logjik, por nuk i mungon aty-këtu përmbajtja emocionale, siç është ta zëmë me poezitë e sojit, “Nana”, “Lodhja nga qortimi”, “Asaj”, etj. “Poezi pa frymë” në fakt i mendoja si poezi pa psikikë, pa ndjesinë e fuqishme patetike dhe emocionale. Doja të vargëzoja më pak nën ndikimin e emocioneve spontane dhe nën diktatin e tyre. Doja ta shihja veten si autor/poet sovran ndaj veprës sime. Pra, jo poezi që janë sovrane kundrejt poetit, që kontrollojnë rrjedhën e tij, por dëshiroja të jenë nën patronatin tim autorial. “Poezi pa frymë” janë poezi pa frymëmarrje poetike, por me makineri antipoetike. Duke ndërtuar vargje antipoetike kalova në poezi prozaike, me gjithë që peizazhi i tyre i ngjason shumë poezisë. “Poezi pa frymë” është përmbledhje poezish që vargëzojnë shqetësimet lokale, e sidomos ato të karakterit universal njerëzor dhe kombinimi i tradicionales me bashkëkohoren. Ato prekin gjërat e vjetra përmes kundrimit të ri poetik. “Janë pa frymë” edhe për një fakt: pasqyrojnë një ngërç në mes modernizmit dhe tradicionalizmit, duke pasqyruar metaforikisht dhe vetë karakterin e shoqërisë kosovare dhe asaj në përgjithësi bashkëkohore, sepse postmodernja ka ikur shumë shpejtë, dhe po vjen diçka e përshpejtuar, pa na pyetur ne dhe ne akoma po mendojmë se “metapostmodernja” nuk hynë pa trokitur. “Metapostmodernja” karakterizohet me këtë veçori: ka ardhur pa
16
na pyetur dhe na kanë zënë befas, të papërgatitur. Ec e thuaj dikujt që ka ardhur, kur as vetë nuk je i bindur si transmetues i saj...Po zhvillohet një jetë krejtësisht e veçantë virtuale, si strukturë paralele e jetës fizike, duke u bërë gjithnjë e më autonome, si botë më vete e sovrane. Ajo shpërfaq “Kohën virtuale”, “Shoqërinë virtuale”, “Dashurinë virtuale”, “Seksin virtual”, “Tradhëtinë virtuale”, “Lojën e shumëfishtë identitare të Njeriut Virtual”, etj. Pra, “poezi pa frymë” janë pa frymë, por jetojnë nga pafrymësia. Pafrymësia i jep frymë. Si janë bashkëpunimet tuaja? Bashkëpunoj ngushtë me kolegët e ri e të vjetër në moshë, përvojë, profesion...Bashkëpunimin e kam të strukturuar edhe si pjesë e tipareve të personalitetit tim. Madje po të flasim në gjuhën jungiane, jam tip ekstravert. Energjinë e marrë nga të tjerët dhe e shpërndajë tek të tjerët. Jam fort sociabil dhe më pëlqen skajshmërisht bashkëpunimi. Por kuptohet bashkëpunimi nuk mund të vijë gjithkund, e sidomos në krijimtarinë poetike e letrare. Poeti shkruan vetë. Kur shkruajmë kritike letrare për poezinë, ne mund të bashkëpunojmë në përqasje teorike, por përsëri jemi vetja. Ndërkaq, bashkëpunimet për çështje teknike, ose edhe për krijuar polemika të qëllimta, janë plotë jetë dhe i nxis me shumë dëshirë. Cili është mendimi juaj për letërsinë e sotme shqipe? Letërsia e sotme shqipe është duke tentuar të rropatet në mes tradicionales dhe modernes, lokales dhe universales. Ka nevojë që të tronditet. Kjo, siç është, duket letërsi letargjike. Poezia siç thotë Elsie, për letërsinë shqipe, ishte qendrore. Por konsumimi i poezisë sot për sot është minimal. Kohës së fundit vërehet një ringjallje e libidos poetike, sidomos në rrjetat social virtual dhe kjo na gëzon. Por rikonfigurimi në kodin tematik dhe në motivet poetike duhet të ndodhë gjithsesi. Lëtërsia shqipe në përgjithësi po ecën në synimin për të kapur zhvillimet e reja e të gjithmbarshme shoqërore, por akoma nuk i ka proceduar seriozisht. Shpresa mbetet sidomos tek krijuesit e rinj dhe nxitja e tyre nga më të moshuarit. Sa mendoni që rinia është e interesuar për lexim? Në poezinë “Leximi i shkafanjitur postmodern”, diku kam vargëzuar se si tek ne, folja “lexoj”, fatkeqësisht po zgjedhohet shumë pakëz. Saktësisht nuk mund të them për dozën e interesimit për lexim, meqë nuk kemi hulumtime empirike e shkencore, por nga të dhënat që na vijnë përmes vlerësimit intuitiv, mediave, vështrimeve sporadike analitike, ankesave të librarëve, bibliotekarëve, profesorëve, etj., lë shumë për të dëshiruar. Akoma të rinjtë tanë nuk e kanë krijuar “kulturën e të të lexuarit”, si plebishit i jetës së përditshme. Kjo vërehet edhe nëse i dëgjon teksa shprehen para mikrofonit, në prezantime, seminare, etj., dhe kjo varfëri e artikulimit gjuhësor vjen sidomos nga mungesa e shprehisë dhe pasionit për të lexuar. Sa mendoni që ka kushte populli ynë që të blejë libra? Standardi ekonomik është i ulët, por parimisht të blejsh libra nuk është asnjëherë shtrenjtë. Në përputhje me kushtet financiare kosovare, ka arsye për t’u mërzitur, por blerja e librave kushtëzohet edhe nga shumë faktorë të tjerë... Sa është çmimi i librit tuaj? Nuk e kisha lehtë për të vendosur përkitazi për çmimin e librit. Në fund vendosa që të jetë 4 euro. Një mbushje telefonike elektronike të 3’ve dhe dy makiato të vogla 1 euro :) Distribuimi i librit ”Poezi pa frymë”? Rrjeti i shitjes “Rilindja” ka bërë distribuimin e librit në shumë qytete të Republikës së Kosovës. Tirazhi ishte i vogël, por megjithatë u munduam ta shpërndajmë në tërë vendin. Libri mund të gjindet gati në të gjitha pikat e shitjes së gazetës “Kosovasot”. Mendoni se mesazhi juaj përmes poezisë, po përmbushet në shoqerinë tonë? Mesazhi është duke u lexuar akoma. Libri sapo ka dalur dhe tani për tani jam duke i dëgjuar komentet e para të lexuesve e kritikëve. Ndërkaq, a po përmbushet mesazhi i këtij libri? Do të ishte utopike të them po. Çdo varg im poetik thuajse atakon egocentrizmin dhe, siç dihet, është e vështirë të menaxhohet ky tipar njerëzor e shoqëror. Ku e gjeni vetveten krahas poezisë? Vetveten e gjejë në shumë zhanre letrare dhe jam në fazën e eksperimentimit e të eksplorimit të asaj ku ndihem më mirë. Një kasolle është duke më pëlqyer edhe në gjeografinë e vargut poetik. Cila vepër ju pëlqen nga autorët shqiptarë? “ULKU dhe UILLI” nga Vath Koreshi. Ç farë është për ju poezia? Poezia është “po” e “zi”. Poezia është të bësh poza shpirtëror duke vargëzuar në maskim. Poezia është edhe neurozë legjitime shoqërore. Ëndrra e juaj e fshehur në sirtar? Ëndërra ime është të dalë sa më parë në zhgëndërr. :) A do jetë ky libri i fundit, apo do ketë dhe të tjera? Ky është vetëm fillimi i fillimit. Do të ketë libra me bollëk. Vetëm të presim çfarë do të shkruaj në fletët e tyre. Cili është mesazhi i librit ”Poezi pa frymë”? Arratisje nga egocentrizmi, etnocentrizmi dhe të gjithë izmët e tjerë përjashtues.. Premtimi juaj, çka do t’u sillni lexuesve diç tjetër? Ndonjë libër me shkrime publicistike, por dhe të karakterit shkencor. Planet për të ardhmen? Kam disa instruksione arkitektonike për disa gjëra që do t’i bëjë në të ardhmen, por tash për tash jam i lidhur shumë për të tashmen.
17
PR O B LE M E MAT EAMAT I K O R E Nga Bardhyl Selimi
Babai dhe mollët Babai bleu një sasi mollësh. Djalit të madh ai i dha gjysmën e sasisë së mollëve, plus një gjysmë kokrre. Të dytit i dha gjysmën e sasisë së mbetur pas djalit të madh, plus një gjysmë kokrre. Të tretit e të fundit i dha gjysmën e mbetjes së re pas djalit të mesëm, plus një gjysmë kokrre. Në shportë nuk mbeti asnjë kokërr mollë. Sa kokrra mollë bleu gjithsej babai? Sa mori secili?
Zgjidhje Nisemi nga fundi: djali i tretë mori ½ +1/2 = 1 mollë. Këto i la djali i dytë, i cili kishte lënë gjysmën e sasisë minus ½ kokërr. Pra ai ka gjetur 3 mollë, por ka marrë 2 mollë. Këto i kishte lënë i pari ose gjysmën e sasisë minus gjysmë kokrre, pra ai ka gjetur 7 mollë, por ka marrë 4 mollë. Gjithsej bëhen 7 mollë. Prova : ½ *7 +1/2 = 4 7-4= 3 ½ *3 +1/2 = 2 3-2 = 1 ½ *1 +1/2 = 1 1-1=0
18
ANEKDOTAT SHQIPTARE Anekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit tonë me të cilinë përballemi çdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballkanas në të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë), arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj. Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, i kanë siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare, por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janë të vendosura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës, dhe “Tregime shqiptare” shkruar nga Daut Demakut
KUR NUK KUQESH TI, NUK PO KUQEM AS UNË E kish pasë njani ni çilibar. Ja kish pas vu synin ni shoq i tina e ja lypi: A ma fal qat çilibar? Edhe e luti shumë herë. Ky u kuq edhe i tha: Po ta fali, po edhe ti e kie, nai jaran sikur une ty. Edhe aj ta lypë ty e ja falë e kështu po jesim, edhe unë edhe ti pa tâ. Jo përzè, mos ki marak se kërkush s’ka me e marrë pej dorës teme. A hîç nuk kuqesh prej kërkujna me bâ me ta lypë a’? Jo përzèt hiç, as s’ka kush e merr. At’herë, besa, masi s’po u kuqshe ti pej jaranave t’tu, as une s’po kuqna pej teje. Edhe sja dha çilibarin.
Dert mbi dert
Gjithmon a thanë fjala “Dert mbi dert” ose “m’ka rrokë dert i madh” ose “filani ka dert”. Ni herë me ni neje t’burrave e kishin pas vetë Adem Bajraktarin: Shka asht “dert” e shka asht “dert mbi dert”? Plaku e kish pas lan kshtu: - Dertet e njeriut jan shum farnash, po e kam fjalën tu belaja. Me t’u thye puna me ni ma t’largët e me ra n’bela, ksaj i thon dert e duhet me ja gjetë derën e me e marue. Po me ra n’bela me tanin, ksaj i thon dert mi derise, edhe me u ba marim, shihen dit për ditë e rrnesa nuk shkon mirë, se nuk harrohet kurr belaja e dikurshme, e ka tutë t’madheqi apet përtrihet.
19
Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinj dhe prindër, mars, 2010 Albanska -- Shqip Nyheter och program på albanska
Transmestimet e ”Jehonës” bëhen nëpërmjet kanalit P2 të SR në gjithë vendin.Orari i transmetimeve shqip:E hënë: 14:30-15:00 dhe E martë: 14:30 -15:00 dhe ne internet www.sr.se/albanska
FÖRENINGEN GLOKALA SJUHÄRAD www.glokalasju.org GlokalPortal7 är ett virituellt torg för organisationer i Sjuhärad som på olika sätt arbetar med ett glokalt perspekti Gjatë muajit maj organizon në bashkëpunim Me QKSH ”Migjeni” tryezën : Nyfiken på Kosova? Kureshtar për Kosovën? Informata me detale në fillim te muajit maj.
Kjo është web faqja e re e Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni në Borås, revistës Dituria si dhe radios lokale Radio Dituria http://www.dituria.se/
Revista “Dituria” Kryeredaktor: Sokol Demaku;
[email protected] Keshilli redaktues:Rrahmon Jashari,
[email protected]; Lena Liden,
[email protected]; Gjyljeta Andersson;
[email protected];Bahtir Latifi;
[email protected];Hakif Jashari;
[email protected] Bashkëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,
[email protected];Bilall Maliqi;
[email protected] dhe e reja nga Gjilani:Edona Beqiri;
[email protected] Adresa e redaksisë,Revista Dituria,CO/Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr 20, 503 07 Borås, Suedi
[email protected] Diturinë mund ta lexoni edhe ne internet: http://www.dituria.se/ dhe ne www.immi.se/tidskrifter/dituria 20